Shqipja e ka treguar se pse e ka përmendur të dashurën e Mirdonit pas një debati që e pati.
Ajo tha se e ka përmendur të dashurën e tij për shaka.
“Të dashurën e Mirdonit e kam përmendur në formë shakaje, dhe nuk kam thënë se njëra është për mëngjes dhe tjetra për darkë”.
“Unë kam në gjëra që njëra është për shtëpi dhe tjetra për … Unë nuk jam kur futet degjenerimi apo që nënkuptohet diçka që mua nuk më pëlqen”, ka thënë Shqipja.
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesor Ardin, Mirdonin dhe Shqipen.
Përgjatë klipit janë përfshirë skenat që paraqesin përplasjet dhe bisedat që nxitën përçarje në mes të dyshes, Ardi-Mirdon dhe Shqipes.








