Festa në rrugët e Dusseldorfit ka nisur sot që nga lindja e diellit në mëngjes.
Shqiptarët i kanë mbushur rrugët e këtij qyteti, para ndeshjes historike ndaj Spanjës, ku kombëtarja shqiptare kërkon kualifikimin tutje me një fitore.
Tifzoët shqiptarë – sikur rrugët e qytetit – pritet ta mbushin edhe stadiumin, me shumë media që kanë parashikuar se do të jenë pothuajse 30 mijë shqiptarë të pranishëm.
Shqipëria nga dy ndeshjet e para ka një barazim e një humbje, derisa synon tre pikëshin e parë këtë edicion, me të cilin kalon në 16 më të mirat.
Ndonëse rezultatet në fushë ishin disi dëshpëruese, tifozët shqiptarë në rrugë dhe në tribuna të stadiumeve kanë notën 10.
Ndeshja e sotme me Spanjën nis nga ora 21:00 dhe luhet në Dusseldorf./GazetaExpress/








