Dhurata më e mirë për këngëtaren Ryva Kajtazi ka njoftuar të gjithë adhuruesit e saj se është në pritje të fëmijës së dytë.
Lajmin këngëtarja e bëri të ditur në datëlindjen e saj, nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, ku publikoi dy fotografi me barkun e rrumbullakosur.
Ryva përkrah fotografive, i kushtoi fjalët më të ëmbla bebes së saj.
Ryva është e martuar tash e sa vjet dhe ka një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin Dorela.








