Lidhja Demokratike e Kosovës në dy mbledhjet urgjente që do t’i mbajë sot me strukturat e saj pritet t’i përgjigjet ofertës së fundit që ka bërë lideri i LV-së, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Tashmë ka filluar mbledhja e grupit parlamentar të partisë, derisa në orën 14:30 pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së partisë.
Albin Kurti, lideri i LV-së, ka publikuar sot propozimet për ministra, ndërsa ka kërkuar nga LDK-ja që t’i dorëzojnë propozimet e tyre.
Ai ka bërë të ditur, ndërkaq se nuk është takuar me Mustafën pas seancës konstituive. /Express/








