Sot, tek emisioni “Ora e Pasdites” e ftuar ishte ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Miss Rose.
Ajo së bashku me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi diskutuan shumë gjëra që ajo deshi t’i thotë brenda shtëpisë, por nuk i tha dot.
Ajo u shpreh duke thënë: “ Tek pjesa e emocioneve, e mbaj mend veten time një katër herë që i kam nxituar hapat për të shkuar deri në tualet, sepse po më kapte e qara dhe ishte një gjë që nuk doja ta ndaja se ishte një kohë e shkurtër, njerëzit nuk të kuptojnë. Unë e kam parë Bleron si fitues që nga televizori, që pa hyrë vetë ja kam thënë dhe aty, aq sa më etiketuan sikur isha vetëm pro tij. Mendoj që për moshën që ka, dhe për pengesën në gjuhë që ka sepse e kemi diskutuar dhe bashkë nga afër disa herë, që dua të them shumë gjëra por nuk e di si thuhen në shqip Blerando do ishte një fitues i mirë, një djalë i shkathët, pas Blerandos Shqipja ia jap meritat sepse realisht po luan fortë”.
Miss Rose është nënë e dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë. Muzika që ajo bën është për klube, festival në natyrë dhe pjesë e festivaleve të mëdha. Emri i vërtetë i Miss Rose është Erida, janë shumë të pakt ata persona që ia dinë emrin e vërtetë.
Për të shikuar më shume rreth intervistës së Miss Rose, atëherë klikoni tek linku i mëposhtëm.








