Zinedine Zidane e ka një plan me Vinicius Juniorin.
Ai u kritikua për mënyrën se si e trajtonte Vinicius Juniorin, shpesh duke e mos e ftuar për ndeshje, por duket se gjithçka ka qenë pjesë e planit.
Para se të ndërpritej futbolli për shkak të COVID-19, Vini nisi të luajë më shumë dhe madje shënoi edhe gol, sipas AS e gjitha falë Zidanit.
Ai është duke i kushtuar shumë vëmendje të rinjve dhe e di se Vinicius do të jetë i rëndësishëm, ashtu si Valverde, Rodrygo e Jovic.
Ai është miqësorë me të gjithë, ashtu siç punoj me Iscon dhe Asension, të cilët vetëm nën drejtimin e Zizu dhanë më të mirën për Real Madridin.
Madje sipas AS, Zidane vazhdimisht ka qëndruar më gjatë në stërvitje bashkë me Viniciusin, duke e ndihmuar atë në të metën e madhe, finalizimin e aksioneve.
Zizu beson se Vinicius mund të ndihmojë shumë Realin, por ende nuk është koha që ai të udhëheq skuadrën dhe të startojë ndeshje pas ndeshje.
Vinicius ka bërë 28 paraqitje këtë edicion me Realin, ka shënuar 4 gola. /Gazeta Express/








