Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në Kosovë.
E dila do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende, me reshje bore, kryesisht në qendër jugperëndim dhe juglindje të territorit, ka bërë të ditur IHMK.
Sipas institutit, “temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius”.
IHMK pëo ashtu ka njoftuar se do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s.









