folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
Gazeta Express
  • Lajme
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Te tjera
    • Lajme

      ShqipëriMaqedoniFoleja.comImpresum
    • Sport

      BasketbollFutbollSporte tjeraBokseSPORTSEuro 2024
    • OP/ED

      Shkurt e Shqip
    • Rozë

      MuzikeTV/FilmYjet
    ☰

Edicioni

KosovëShqipëriMaqedoni
T7Foleja
T7
Gazeta Express
T7
Foleja
  • Lajme
  • Aktuale
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Shneta
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • YouTube
  • TikTok

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

All rights are reserved, Gazeta Express 2025

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Lajme

Si ua ngriti kurthin Iran Badalli policëve që i shkuan në shtëpi pas thirrjes telefonike të vajzës

Gentiana Hasani

29 Janar 2020 17:26

Shpërndaje
9min
FacebookTwitterWhatsAppEmail
Si ua ngriti kurthin Iran Badalli policëve që i shkuan në shtëpi pas thirrjes telefonike të vajzës
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Po ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të mitur, vajzës 7 vjeç dhe djalit 11- vjeçar. Kur policia u nis për ta bastisur shtëpinë dhe arrestuar Iran Badallin në Zhur të Prizrenit, pas një thirrje telefonike nga vajza, ata u zunë në befasi. Irani, një person me dosje të trashë kriminale dyshohet se montoi eksplozivin në derën e hyrjes, nga shpërthimi i të cilës mbeti i vrarë polici Sami Thaçi, ndërsa një koleg i tij u lëndua rëndë.  Pa lëndime nuk shpëtoi as djali i Iranit. Express ka qëndruar në Zhur nga ku sjell rrëfimin për ngjarjen e rëndë

Gentiana HASANI

Gazeta Express, gjatë gjithë ditës së mërkurë, ka qëndruar në këtë fshat ku ka marrë rrëfimet e fshatarëve për Badallin dhe familjen e tij.

Ata kanë treguar se Iran Badalli para rreth tetë muajve ishte ndarë nga gruaja e tij me të cilën kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Dy fëmijët vajza rreth 7 vjeçe si dhe djali 11-vjeçar kishin qenë duke jetuar me të atin në një shtëpi dykatëshe në fshatin Zhur të Prizrenit. Ndërkohë një fëmijë tjetër i çiftit, mashkull, rreth një vjeç, kishte qenë me nënën e tij duke jetuar tek familja e saj në një fshat ngjitur me Zhurin.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
Fshati Zhur-policia

Policia shkoi në shtëpinë e Badallit pasi i thirri vajza 7-vjeçare e tij

Rreth orës 19:00 të 28 janarit, Irani kishte shkuar në shtëpinë e tij.  Aty kishte qenë djali dhe vajza e tij 7-vjeçare. Sipas fqinjëve të Iranit ai vazhdimisht kishte ushtruar dhunë në dy fëmijët e mitur. Ishte vajza 7-vjeçare e të dyshuarit ajo e cila e kishte njoftuar policinë e Kosovës për dhunën që po e ushtronte ndaj tyre prindi i saj.

Pak minuta pas orës 20:00, pas thirrjes së pranuar nga vajza, zyrtarët e Policisë së Kosovës me dy vetura u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Njësitet e forenzikës në vendin ku ndodhi shpërthimi-Zhur, 29 janar 2020

Në shtëpinë e vjetërsuar dy katesh në rrugën ‘Shaqir Zhuri’, të fshatit Zhur të Prizrenit, gjendeshin dy fëmijët e Iranit, të cilët nuk dilnin jashtë derës së dhomës së ndejës së asaj shtëpie.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Arsyeja e qëndrimit të tyre brenda shtëpisë kishte qenë e frikshme.

Në derën hyrëse të shtëpisë, Iran Badalli dyshohet se kishte montuar eksploziv që do të shpërthente porsa të hapej dera.

Polici, Sami Thaçi i cili vdiq gjatë aksionit policor

Drejt shtëpisë së Iran Badallit ishin nisur disa zyrtarë të njësitit të specializuar të Policisë së Kosovës. Nga ta edhe Sami Thaçi e Artur Mrasori, bashkë me tre kolegë të tjerë.

Por në vendin e ngjarjes, derisa po tentonin që ta arrestonin të dyshuarin Iran Badalli, policët ranë në kurth – eksploziv, të cilin i dyshuari besohet se e kishte montuar në derën hyrëse të  shtëpisë së tij.

E pamja për policin e vdekur Sami Thaçi- fshati Shkarashnik

Nga shpërthimi u plagos rëndë Samiu si dhe kolegu i tij Arturi.

Thaçi nuk u mbijetoi plagëve, ai ndërroi jetë derisa po transportohej nga banorët e fshatit për në spitalin e Prizrenit.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e policit të vrarë.

Vëllai i tij, Adili, ka dhënë detaje për thirrjen që Samiu kishte marrë për t’u nisur për aksionin e Zhurit.

Sipas familjarëve, Samiu kishte qenë jashtë orarit të detyrës zyrtare kur edhe e kishte marrë thirrjen për t’u nisur në aksion.

“Tri-katër orë para ngjarjes kemi kontaktu me të për herë të fundit. Ka qenë në shtëpi, por e kanë thirrur jashtë orarit të punës për një aksion, bastisje a nuk e di se çka i kanë thënë”, thotë vëllai i policit të ndjerë.

 “Po e ndiejmë vetën më lehtë falë policisë e shokëve të tij të cilët nuk po na lënë vetëm. Samiu është një djalë i cili që kur i ka pasur 15 vjet ia ka kushtua jetën deri në fund Policisë së Kosovës”, rrëfehet vëllai i Samiut të ndjerë.

Sami Thaçi, ka lënë pas tre fëmijë dhe gruan.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Cila ishte e kaluara kriminale e familjes së Iranit, i cili po ashtu dyshohet për vrasje?

Familja e Iran Badallit nga fshati Zhur i Prizrenit njihet për të kaluar kriminale. Babi i Iranit, kishte qenë i dënuar me burgim disavjeçar gjatë viteve të 90’ta për vrasjen e gruas dhe babit të gruas.

Ai kishte qenë duke e vuajtur burgun në Dubravë, aty ku edhe u vra nga bombardimet serbe gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Në një situatë të tillë Irani Badalli, ishte rritur i vetëm pa përkujdesjen e askujt.

“Mosvet njeri ka qenë ky Irani, komshiu jon. Vet u rritë jetim. Babin e ka pasë në burg se ia ka vra nanen edhe gjyshin (nga ana e nënës) ka qenë i dënuar në Dubravë. Por gjatë bombardimeve në kohën e luftës në Dubravë ai ka vdekë”, tregojnë fqinjët e Iranit.

Por, para rreth 12 viteve ai ishte martuar me një vajzë e cila jetonte afër fshatit Zhur. Me të kishte pasur tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Por Irani, çdo herë kishte sjellë probleme në shtëpinë e tij. Konsumimi i alkoolit dhe lëndëve të tjera narkotike, tashmë ishte kthyer në shprehi për të.

Polici i ndjerë: SAMI THAÇI

Duke e parë gjithë këtë situatë, gjatë vitit 2019, pas dhunës fizike e psikike,  gruaja e tij vendos që të ndahet nga ai, duke e marrë pas vetës vetëm një fëmijë, djalin pak më të rritur se një vit.

Dy fëmijët e tjerë, vajza 7-vjeçare e djali 11-vjeçar po qëndronin në Zhur, me babin e tyre Iranin deri në mbrëmjen e 28 janarit të këtij viti.

Çka thonë fqinjët për shpërthimin e mbrëmshëm?

Krisma e shpërthimit në shtëpinë e Iran Badallit ishte ndier thuajse në të gjithë fshatin Zhur. Nga eksplozivi i cili dyshohet se shpërtheu në dyert e shtëpisë së Iranit mbeti i vdekur një zyrtarë policor si dhe u lënduan edhe katër persona të tjerë. Por, lëndime nga shpërthimi mori edhe djali 11-vjeçar i Iranit.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Bistrim Sopaj, banor i Zhurit ka treguar për Express se si e kishte dëgjuar krismën e shpërthimit.

"Isha tu qëndrua në shpi me fëmijët e ndjeva një zhurmë e dola jashtë, kur dola jashtë hipa në veturë. Kur dola më nalën Policia më thanë a mundesh qita fëmijë dërgoj në spital, i mora fëmijët e hipa në veturë edhe u nisa drejt spitalit”, thotë ai.

 Iran Badalli- i dyshuari për vrasjen e policit

 Ndërkohë,  Xheladin Ajazaj, banor i Zhurit tregon se si vëllai i tij e kishte marrë me veturë policin tashmë të ndjerë dhe e kishte dërguar për në spitalin e Prizrenit.

 "Afër orës 21:00 e kemi ndi një eksploziv të madh, edhe pasi kemi dalë në oborre e pash vëllain në oborr e vëllai ka dalë në rrugë e ka ndi piskamën e policit tu thonë a ka burra kjo mahall edhe vëllau ka shku i ka pa tre policë të lënduam. E ka marrë njërin e ka dërguar në spital”, sqaron ai.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Ata tregojnë se policët kishin kërkuar ndihmë nga ta pas shpërthimit.

“Një polic ka thirrë “o ka burra kjo mahallë”. Kanë qenë tre polic, njëri i vdekur e dy të tjerë më rëndë”, thonë banorët. Ndërkohë që gjendja shëndetësore e njërit nga policët e lënduar është e rëndë. Ai gjendet duke u trajtuar në kujdesin Intensiv të QKUK’së.

I akuzuar për dhjetëra vepra penale, por Prokuroria e la të lirë të dyshuarin për vrasjen e policit në Zhur

Që nga viti 2013 kishte qenë i njohur për policinë. Banori i Zhurit të Prizrenit, Iran Badalli, u arrestua mbrëmjen e 28 janarit të këtij viti për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në rastin në Zhur ku ka mbetur i vdekur një polic e katër të tjerë janë plagosur. Por kush ishte Iran Badalli dhe për çka njihej ai.

Në data bazën e organeve të gjyqësorit në vend, Badalli njihet për të kaluar kriminale.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Ai në Gjykatën Themelore të Prizrenit është në proces gjyqësor për gati dhjetë vepra penale.

Për një nga to madje edhe i dënuar me gjashtë muaj burgim.

Dhunë në familje, vjedhje të shërbimeve komunale, vjedhje të pyllit, urdhër mbrojtje nga ai. Kanosje e vjedhje e rëndë, janë vetëm disa nga veprat me të cilat rëndohet i dyshuari për vrasjen e policit Sami Thaqi mbrëmë në Zhur.

Por, ani se i akuzuar për shumë vepra, Badalli për vite me radhë shëtitej i lirë rrugëve të Prizrenit duke kanosur kështu edhe gruan dhe të tre fëmijët e tij.

Express përmes Gjykatës Themelore të Prizrenit ka siguruar të gjitha veprat penale me të cilat rëndohet Iran Badalli, i dyshuari për vrasjen e policit Sami Thaqit.

Nga databaza e Gjykatës Themelor të Prizrenit figurojnë këto të dhënave ndaj të akuzuarit  Iran Badallaj

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

 Urdhër mbrojtje për palën e mbrojtur e lëshuar me datën  05.08.2019. Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 13.08.2019 - lënda është aktive. Vjedhja e shërbimeve komunale e pranuar me datë 26.11.2019 – lënda është aktive. Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 11.12.2019 – lënda është aktive. Dhuna në familje e pranuar me datë 03.09.2019 – lënda është aktive, shqyrtimi i dytë është mbajtur 15.01.2020,seanca e radhës është caktuar të mbahet me datë 12.02.2020 ora 11:00. Vjedhje e pyllit e pranuar me datë 27.11.2019 – lënda është aktive. Kanosje e pranuar me datë 14.05.2018 – hudhet aktakuza. Vjedhje e rëndë e pranuar me datë 23.08.2018 – lënda është aktive. Vjedhje në bashkëkryerje  e pranuar me datë 21.10.2013 – dënim me burgim 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 300 euro.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Badalli madje për shtatë vepra është aktiv, duke u gjykuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Ai u arrestua mbrëmë. Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar një muaj paraburgim për të./GazetaExpress/

20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:31
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"
20:18
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
20:01
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
19:43
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar
14:30
Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë
19:37
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!
19:04
Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
18:51
Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu
Sponsored
CYBEE

Protect your business
from modern threats

Endpoint security, cloud protection, and compliance reporting in one simple platform.

Book a Demo
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

të ngjashme

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
70d më parë

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
70d më parë

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
70d më parë
FacebookTwitterWhatsAppEmail
folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Të Tjera

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

70d më parë
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
70d më parë
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Sport
70d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
70d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
70d më parë
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Lajme
70d më parë
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

Lajme
70d më parë
Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Lajme
70d më parë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet