Janë prej më të ndryshmeve rastet dhe problemet të cilat mund t’i shohim në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës. Andaj, siguria për mirëqenien e secilit është më se e nevojshme dhe e domosdoshme, raporton #gjesi në T7.
Në këtë drejtim, padyshim se një punë të madhe bëjnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ndonëse aspak nuk është e lehtë.
Krahas sektorëve të ndryshëm, Policia e Kosovës kujdeset për sigurinë e qytetarëve në çdo lagje të Prishtinës, që si kryeqytet ka një numër të madh të banorëve dhe rrjedhimisht problemet janë më të theksuara.
Gjithçka nis në këto mbledhje, për të vazhduar më pas me patrullim nëpër lagje.
Një nga destinacionet kësaj radhe ishte lagjja Hajvalia dhe menjëherë erdhi takimi me një nga banorët për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë problem gjatë javës.
Me gjithë përkushtimin e policëve, rastet janë të paevitueshme, madje ato dinë të jenë edhe të shpeshta.
Dita e këtyre policëve nuk përfundon me kaq. Ata janë të angazhuar edhe me ligjërata nëpër shkollat fillore dhe të mesme, me ç’rast trajtohen tema të ndryshme që prekin dukuri negative, të rrezikshme për këto grup mosha.
Kështu, për një siguri sa të madhe, bashkëpunimi qytetarë-polici nuk duhet të mungoj.
Policia i porositë qytetarët që të jenë sa më shumë bashkëpunues dhe të raportojnë për rastet që hasin në lagjet e tyre, apo kudo tjetër./GazetaExpress/








