Mike Tyson duket se e ka gjetur njeriun që mund të luftojë kundër Gypsy King
Boksieri kamerunas, Francis Ngannou ka marrë mbështetje nga Mike Tyson për një ndeshje të mundshme të tij kundër Tyson Fury.
Ngannou sapo i ka dhënë fund botës së arteve marciale derisa ishte kampion i peshave të rënda në luftën në kafaz. Ai dëshiron që të hyjë në botën e boksit me “lufta të mëdha” që për momentin janë duke u negociuar dhe ndër ta janë Fury apo Deontay Wilder.
Shumë prej tyre kanë qenë të shpejt në paralajmërimin e Ngannou për hyrjen e tij në botën e boksit kundër kundërshtarëve të tillë elitë dhe jo kundërshtarëve të lehtë, por Tyson i ka dhënë atij mbështetje gjatë një bisede me TMZ.
Tyson i tha Ngannou që “gjithçka është e mundshme”, duke thënë se nuk është ide e keqe që ai të përpiqet që të luftojë me dikë që është Fury.
Ngannou ka kaluar më shumë së tetë vite në UFC dhe Tyson Fury ka thënë që ai dëshiron të përballet me të në kafaze, ai madje ka bërë negociata por kjo duket se do të ndodh pasi që ai të hyjë në boksin profesionist.
Lufta me Wilder ka gjasë të ndodh më shpejt
Lufta kundër Gypsy King ndoshta duhet të pret, pasi që tashmë ka një marrëveshje verbale për The Predator që të bëjë debutimin e tij me një ndeshje boksi kundër Deontay Wilder, i cili po ashtu ka interes për ta bërë një luftë.
“Kur e takova atë në UFC Apex në Vegas ai me fliste për atë çfarë po bënte në atë kohë, ende jam i interesuar ta bëjë këtë dhe të shkojë në Afrikë për të luftuar”, tha Wilder për Trill Boxing Talk.

“Kur ai ishte me mua dhe presidentin e UFC Dana White, ne u ulëm dhe biseduam për këtë. Kur ai ma dha idenë mua, të gjithë thamë që “nëse sjell dollarë ka kuptim ta bëjmë’”.
“Kjo ishte gjithçka që ata duhet ta dinë. E di që ai është duke i bërë gjërat e tij dhe po ndjek dëshirën e ëndrrës së tij, po bënë atë që dëshiron.
“E kam menduar edhe këtë ide”, vazhdoi ai. “Tashmë kam thënë në rregull, ta bëjmë një marrëveshje për dy lufta. Të gjithë do të vinin të shikonin boks, ta bëjmë këtë; ti vjen të m... im, unë tek i juaji”. /GazetaExpress/








