Albin Kurti ka refuzuar t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ta marrë dekretin pas propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë, raporton Gazeta Express
Rrjedhimisht, pasi që Kurti ka refuzuar të shkojë në takim, tashmë Presidenca e ka përcjellë atë në zyrën e LV-së.
Dekreti i presidentit përcillet sot në zyrën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që zyrtarisht njoftohet për emrin e propozuar, bëhet e ditur.
I mbetet pastaj Kryesisë që të thërrasë mbledhjen e Kuvendit në afat prej 15 ditësh.
Në anën tjetër, Televizioni T7 raporton nga vendi i ngjarjes se mediat nuk po lejohen të hyjnë në Presidencë, në vendin ku ishte paraparë të mbahej takimi. /GazetaExpress/








