Mbrojtësi i Francës, Willy Sagnol, ka zbuluar se si nuk i ka folur Zinedine Zidanes për dy vite pas kartonit të kuq në Kupën e Botës kundër Italisë.
Zidane u përjashtua me të kuq pasi goditi me kokë Marco Materazzin gjatë finales së Kupës së Botës më 2006, ku Italia rrëmbeu titullin e katërt pas penalltive.
Tani, Sagnol ka rrëfyer çfarë ndodhi pas saj.
“Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, Zidane kërkoi falje”, tha ishi i Bayern Munich.
“Por unë nuk e pranova faljen e tij, nuk doja të flisja me të, nuk ishte koha, ishim shumë të zhgënjyer”.
“Shkova në banjë dhe piva 250 cigare për 10 minuta. S’kemi folur për dy vite”.
“Sidoqoftë, më 2008, u martova dhe gruaja më tha që ta ftoj. E thirra dhe patëm kontakt një drek të vogël dhe zhvilluam bisedë të mirë”. /Gazeta Express/








