E ftuar në emisionin "Canapé", të moderuar nga Shpend Lipa, ish-moderatorja e njohur Maki Bajrami ka ndarë me shikuesit momentin kur mësoi se do të sillte në jetë binjake.
“Kur mjeku më tha që do kem binjake, reagimi im i parë ishte: ‘S’kam vend për dy beba,’” ka rrëfyer ajo me sinqeritet dhe buzëqeshje.
Gjatë intervistës, Bajrami foli hapur edhe për sfidat dhe sakrificat që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e saj si nënë e dy vajzave të vogla. Ajo theksoi se, pavarësisht vështirësive, dashuria e pakushtëzuar që ndjen për binjaket është më e madhe se çdo pengesë.
Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








