Lojtarët e Liverpoolit dhe ata të Bournemouthit s’patën të drejtë të përshëndeten me shtrëngime duarsh para ndeshjes së tyre të së shtunës në Premierligë, por lojtarët prapëseprapë u rreshtuan dhe kaluan përballë njëri-tjetrit. Kjo gjë u vlerësua si qesharake nga tifozët në rrjete sociale.
Rreziku i përhapjes së koronavirusit i ka detyruar autoritetet e futbollit të vendosin që shumë ndeshje të luhen pa praninë e tifozëve, veçanërisht në ndeshjet e zhvilluara në Itali. Përderisa kjo gjë s’ka ndodhur ende në Angli, Premierliga ka marrë masa të tjera, transmeton Gazeta Express.
Shtrëngimet e duarve mes lojtarëve para fillimit të ndeshjeve tani janë suspenduar përkohësisht. Megjithatë, në vend se ta merrnin menjëherë vendin e tyre në fushën e lojës, lojtarët e Liverpoolit ecën përballë atyre të Bournemouth. Disa lojtarë vetëm e tundën kokën në shenjë respekti, të tjerët s’mund t’u rezistonin të qeshurave.
Whoever came up with the idea of banning handshakes must be retard3d players spend 90 minutes getting into contact with each other I don’t understand how 3 seconds would be more dangerous pic.twitter.com/dLGESuhSLe
Ky vendim i Premierligës është kritikuar në rrjete sociale, përkundër që tifozëve iu duk qesharake dhe e sikletshme momenti kur lojtarët e Liverpoolit i kalonin lojtarët e Bournemouth.
Tifozët argumentojnë se kjo masë është e pakuptimtë kur merret parasysh që futbollistët janë në kontakt me njëri-tjetrin vazhdimisht gjatë ndeshjes dhe ata u përshëndetën me përqafime e shtrëngime duarsh.
Liverpooli e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:1, duke arritur t’i kthehet ecurisë së fitores, pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit – kundër Atletico Madridit, Watfordit dhe Chelseat. /Gazeta Express/








