Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Sllovenisë dhe Danimarkës, e vlefshme për grupin C në Kampionatin Evropian.
Këto dy ekipe, së bashku me Anglinë dhe Serbinë që luajnë në mbrëmje e përbëjnë grupin e tretë të Euro 2024.
Si Sllovenia, ashtu edhe Danimarka do të kërkojnë me çdo kusht fitoren sot.
Nga minuta e parë për Danimarkën do të startojë edhe Christian Eriksen, i cili rikthehet në kompeticionin ku tri vite më herët gati sa nuk e kishte humbur jetën.
Mesfushori danez kishte pësuar sulm kardiak në ndeshjen e parë të Evropianit të vitit 2021, në duelin ndaj Finlandës.
Fatmirësisht, Eriksen shpëtoi dhe shpejt u rikthye edhe në fushat e blerta.
E sot, ai do të startojë në ndeshjen e parë të Danimarkës në Euro 2024.
Formacionet zyrtare:









