Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Hapur që po mbahet në Prishtinë.
Kampionia olimpike pati punë me xhudistë me kategori më të rënda se vet, por kjo nuk e pengoi të fitonte medaljen e bronztë.
Krasniqi e mposhti xhudisten sllovene, Kaja Kajzer në “Golden Score”.
Distria shënoi tri fitore radhazi, ndërsa u ndal në gjysmëfinale nga izraelitja Timna Nelson Levy.








