Emisioni i sontëm sportiv “Favorit”, i cili transmetohet prej orës 20:00 në T7, do t’i kushtohet Kombëtares së Kosovës në futboll, e cila ka mbetur nën mjegullën e shkaktuar nga koronavirusi në prag të ndeshjes së madhe të saj ma Maqedoninë e Veriut, e planifikuar për t’u zhvilluar më 26 mars në Shkup.
A do të zhvillohet kjo ndeshje sipas orarit të paraparë apo do të shtyhet?
Çfarë përgjigje pritet t’i japë UEFA Maqedonisë së Veriut, e cila fillimisht kishte vendosur të luaj pa shikues karshi Kosovës, e pastaj kërkoi nga UEFA shtyrjen e ndeshjes për një datë tjetër?
Cila është gjendja shëndetësore e futbollistëve të Kosovës që jetojnë dhe bëjnë karrierë nëpër Evropë ku koronavirusi ka shkaktuar situatë kaotike. Sa reprezentues kosovarë iu janë nënshtruar kontrolleve mjekësore të koronavirusit dhe a ka rezultuar ndonjëri nga ta me koronavirus?
Cka po ndodh me Amir Rrahmanin e Samir Ujkanin që janë mbyllur në karantinë në Italinë e goditur keq nga koronavirusi?
Cila është forma e reprezentuesve kosovar para dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në “Euro 2020”?
A do të jenë gati për lojë Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala që munguan gjatë?
A do të shtyhet Kampionati Evropian për vitin e ardhshëm?
Cilat janë shanset e Kosovës që ta kalojë Maqedoninë e Veriut dhe Gjeorgjinë apo Bjellorusinë drejt kualifikimit Evropian?
Për të këto dhe tema tjera në studion e moderatores Doruntina Baftiu do të diskutohet me ndihmëstrajnerin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahitin, dhe menaxherin e saj, Bajram Shalën? “Favoriti” transmetohet live edhe në Gjirafa video dhe në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”.








