Edhe 20 minuta na ndajnë nga nisja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3.Kjo javë ka qenë goxha kaotike teksa në njërën prej netëve e gjithë shtëpia u shndërrua në arenë debatesh me tona të larta pasi Xheneta zgjoi banorët duke kërcitur me tenxhere për çka reagimi i Xuxit ishte shumë i ashpër.Si shkak i gjithë asaj ndodhie një zarf me ngjyrë gri ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në shtëpi gjë që shkaktoi tension e frikë tek banorët.Se çfarë përmban ai zarf merret vesh sonte duke filluar nga ora 21:00Kujtojmë se në nominim janë Rezi, Mevlani, Xuxi dhe Besforti për thyerje të rregullave si dhe Drenusha e Bay T si më pak të preferuarat e publikut.Spektakli ‘Prime’ nis transmetimin nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova. /Klankosova.tv.








