Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është i ftuar sot në emisionin Frontal në Televizionin T7.
Haradinaj flet në Frontal për zhvillimet në vend, arritjet e qeverisë në të cilën ai udhëheq, si dhe gjithashtu edhe për formimin e qeverisë së re.
Kreu i AAK-së flet edhe për liderin e LVV-së, Albin Kurtin dhe negociatat për koalicion me LDK-në.
Në prag të vitit të ri, ai tregon edhe se si festohej kjo festë dikur.
Emisioni Frontal fillon në ora 17:00 në Televizionin T7.








