Sot është dita për Laura Fazliun, e cila do të paraqitet në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Xhudistja kosovare paraqitet në kategorinë deri në 63kg.
Kundërshtarja e saj ende nuk është mësuar, e do ta kuptoj pas raundit të parë.
Laura ka qenë në formë të mirë, andaj pritet tentimi i medaljes nga ana e saj në këtë Olimpiadë.
Gara e sotme e xhudos nis nga ora 10:00.
Gjatë ditës së djeshme u paraqitën Nora dhe Akil Gjakova. Nora u eliminua në rrethin e parë, derisa Akili në repesazh për medaljen e bronztë./Gazeta Express/








