Gareth Southgate e humbi një tjetër finale me Anglinë pas asaj të vitit 2021 nga Italia.
“Tre Luanët” u mposhtën në finale të Kampionatit Europian nga Spanja mbrëmë me rezultat 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në Berlin.
Dhe, më i kritikuari pas kësaj disfate po del të jetë trajneri Southgate, i cili shihet si përgjegjës për dështimin e radhës.
Pas ndeshjes, trajneri anglez u intervistua nga “ITV”, ndërsa tha se për momentin nuk po e mendon largimin pasi i nevojitet kohë për të reflektuar dhe për t’i analizuar gjërat në qetësi, përcjell “Gazeta Express”.
Ai e komentoi lojën fillimisht. “Ta kishim një ditë më pak për t’u përgatitur sigurisht se ishte një disavantazh, por deri në minutën e 80-të ishim ende në lojë. Duhet kohë për të analizuar gjithçka në fund”, deklaroi fillimisht Southgate.
“Nuk mendoj se është momenti i duhur për ta marrë ndonjë vendim. Kam nevojë të flas me personat e duhur dhe për momentin nuk do të ndodhë asgjë”, vazhdoi ai. /Gazeta Express/








