Luciano Spalletti e ka nisur me fitore aventurën e tij si trajner i Juventusit.
“Zonja e Vjetër” triumfoi ngushtë 1:2 në udhëtim ndaj Cremoneses, në kuadër të javës së 10-të në Serie A.
Kostic kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Cambiaso e dyfishoi epërsinë e Juventusit në minutën e 68-të.
Në minutën e 83-të, Jamie Vardy ngushtoi epërsinë, duke i dhënë shpresë Cremoneses për të nxjerrë të paktën një pikë.
Megjithatë, ndonëse e patën përkrahjen e parezervë të tifozëve deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar.
As në këtë ndeshje, Edon Zhegrova nuk u inkuadrua fare në lojë, ndonëse Spalletti i shfrytëzoi të pesë zëvendësimet. Ishte kjo ndeshja e pestë radhazi që Zhegrova nuk inkuadrohet.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 18 pikë gjithsej.
Në anën tjetër, Cremoneses mbetet në vendin e nëntë me katër pikë më pak. /Gazeta Express/








