Luciano Spalletti ka konfirmuar për herë të parë listën e lojtarëve të ftuar të Juventusit pas emërimit të tij si trajner kryesor të enjten, duke u detyruar të lërë jashtë dy lojtarë kyç të ekipit të parë, Kenan Yildiz dhe Lloyd Kelly.
Spalletti mori drejtimin e Juventusit të enjten, duke nënshkruar një kontratë fillestare afatshkurtër deri në fund të sezonit 2025–26.
Ai zëvendësoi Igor Tudor, i cili përfundoi mandatin e tij me tetë ndeshje pa fitore në të gjitha garat, duke humbur të treja të fundit dhe pa shënuar asnjë gol në katër ndeshjet e fundit.
Trajneri italian, i cili firmosi kontratën të enjten dhe filloi punën në Continassa të premten, do të nis aventurën e tij me Bianconerët me një ndeshje jashtë fushe ndaj Cremonese të shtunën në mbrëmje.
Për këtë përballje, Spalletti ka emëruar një grup prej 22 lojtarësh që do të udhëtojnë, por ka vendosur të lërë në shtëpi sulmuesin yll Yildiz.
Talenti turk ka pasur së fundmi probleme me tendinopatinë patelare, e njohur ndryshe si “jumper’s knee”, në këmbën e majtë. Kjo është një inflamacion që prek tendinën nën kapakun e gjurit. Ai ka përdorur një fashë mbrojtëse gjatë të gjitha paraqitjeve të tij të fundit me Juventusin.
Ky problem e mbajti jashtë formacionit titullar për ndeshjen e fundit të Tudor, një humbje 1-0 ndaj Lazios fundjavën e kaluar, por më pas ai riktheu dhe luajti 90 minuta të plota në fitoren 3-1 kundër Udineses të mërkurën.
Sipas “Ilbianconero.com”, Yildiz do të qëndrojë jashtë këtë herë për t’i dhënë mundësinë gjurit të pushojë.
Ka më pak shqetësim për qendërmbrojtësin Kelly, i cili raportohet se po vuan nga dhimbje shpine dhe nuk pritet të mungojë për një periudhë të gjatë.
Një lajm i mirë për mesfushën e Juventusit është rikthimi i Khephren Thuram, i cili mungoi në ndeshjen 3-1 ndaj Udineses, dhe tashmë është në dispozicion për të luajtur.
Në listën e të ftuarve është edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili nuk ka luajtur me Juventusin që nga ndeshja ndaj Atalantas, para një muaji.
Në përgjithësi, ai ka vetëm 39 minuta lojë në tetë ndeshje të mundshme.
Portierët: Di Gregorio, Perin
Mbrojtësit: Gatti, Kalulu, Rugani, J.Mario, Cambiaso, Rouhi, Scaglia, Pedro Felipe
Mesfushorët: Locatelli, Koopmeiners, Adzic, Kostic, Thuram, Miretti, McKennie
Sulmuesit: Conceicao, Vlahovic, Zhegrova, Openda, David./GazetaExpress/








