Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka mbrojtur ekzekutuesin e penalltisë David pas gabimit në barazimin 1-1 me Lecce.
“David është ekzekutues penalltie dhe i bën shumë mirë. Zgjodhi rrugën e duhur, drejt mesit, thjesht nuk e ngriti mjaftueshëm,” tha Spalletti.
Ai theksoi gjithashtu se vendimet për penalltitë merren në moment dhe që skuadra duhet të përqendrohet tek ndeshjet e ardhshme. “Kjo ndeshje ka kaluar, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të fitojmë shumë ndeshje,” shtoi trajneri. /GazetaExpress








