Nata e ndërrimit të moteve është shënuar nën masa të rrepta të sigurisë në sheshet kryesore.
Në Prishtinë veçanërisht është vërejtur prezencë e shtuar e forcave të rendit, përfshirë njësitë speciale të armatosura me armë të gjata.

Raportet zyrtare të QKUK-së deri më tani tregojnë se festimet kanë shkuar pa incidente serioze në përjashtim të gjashtë të lënduarve nga fishekzjarrët të cilët po marrin trajtim në QKUK.








