Spitali “Sheikh Zayed”, ditë më parë ka finalizuar një tjetër kontratë për këtë vit.
Këtë herë kontrata ka të bëjë me furnizimin me qarshafa dhe postava për reparte.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 4.500, 00 euro.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “ENDI” SH.P.K, shkruan Indeksonline.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se vlera e kontratës është 4.158,40 euro.
Tutje, në kontratë nuk bëhet e ditur numri apo sasia e produkteve, përveç asaj që furnizimi duhet të përfundojë brenda 60 ditëve.








