Mbrojtësi anglez mund të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni për ta zëvendësuar Shkodran Mustafin në Londër
Arsenali ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, John Stones.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “90min”, përcjell Gazeta Express.
Kampioni aktual i Anglisë është i gatshëm ta shesë 25 vjeçarin, i cili ka dështuar ta bind trajnerin Pep Guardiola këtë edicion.
Trajneri Mikel Arteta kishte punuar nga afër me Stones në “Etihad Stadium” sa ishte asistent i Guardiolës.
Prandaj, trajneri spanjoll e do përfaqësuesin anglez në “Emirates Stadium” nga sezoni i ardhshëm.
Stones mund ta zëvendësojë Shkodran Mustafin, i cili pritet të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni. /Gazeta Express/








