Zhurma për ndarjen selektive të bursave nga Ministria e Arsimit i la të gjithë studentët pa to. Pas vendimit të ministrit në largim Shyqiri Bytyqi, për anulimin e konkursit të shpallur, mjetet janë përdorur për qëllime të tjera, e kësisoj studentët do të mbesin pa bursa.
Ministri në detyrë tha se mjetet e ndara për këto bursa janë përdorur për qëllime të tjera.
U përjashtuan nga lista e përfituesve të bursave që ndan Ministria e Arsimit.
Pakënaqësitë i shfaqën përmes protestave, e këto të fundit patën efekt. Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi anuloi konkursin për bursa.
Madje Bytyqi po paralajmëronte që nëse qeveria e re, nuk do të ndërmirrte masa, këto mjete do të shkonin në suficit.
E për T7 gjatë së mërkurës, Bytyqi tani po thotë që Ministria nuk ka një vijë buxhetore, por që këto mjete janë transferuar tashmë.
Pati pakënaqësi nga disa fakultete, por pa bursa mbetën të gjithë studentët.
E nga Fakulteti i Arteve, po vlerësojnë që anulimi i këtij konkursi të bursave ka qenë zgjidhja e duhur.
Por njëjtë nuk po mendojnë nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore të cilët ishin të përfshirë në listën e bursave.
Njohësi i çështjeve arsimore, Rinor Qehaja thotë që nga vendimi për anulimin e këtij konkursi kanë pësuar studentët.
Nga Ministria e Arsimit pasi kishin shpallur konkursin, e anuluan konkursin më 8 nëntor të vitit 2019, pas shfaqjes së pakënaqësive nga ana e studentëve të Fakultetit te Arteve dhe të Edukimit.








