Katie Holmes ka thënë që “sulmi seksual është një sekret që kuptohet nga të gjitha gratë”, në një intervistë të hapur ku ajo po ashtu ka treguar përpjekjet e saj të “jashtëzakonshme” për ta “mbrojtur” vajzën e saj Suri, 16 vjeçare
Katie Holmes ka dhënë një intervistë të gjatë për Glamour të mërkurën ku ajo ka folur për sulmet suksuale dhe dashurinë e saj për vajzën e saj, Suyri dhe pse ajo nuk e sheh vetën si një vajzë seksi.
Aktorja e “The Dawson’s Creek” (44) është duke e promovuar filmin e saj të ri “Rare Objects” – të cilit ajo ia kabërë regjinë – me këtë intervistë ku ajo ka folur për familjen dhe rrugën e saj drejt famës.
Në film ka një skenë të hershme ku një vajzë e re me emrin Benita që luhet nga aktorja Julia Mayorga sulmohet.
“Çfarë është re rëndësishme këtu është çfarë bën Benita pas këtij rasti. Për mua, fatkeqësisht, sulmi seksual është një sekret që kuptohet nga të gjitha gratë, kështu që ne nuk duhet të flasim shumë kur është pyetja që ta themi atë”, ka folur ajo për xhirimet dhe ndjesitë e saj për këtë film.
“Julia ishte e jashtëzakonshme në këto skena, ishte një skenë shumë e vështirë që të bëhet, kjo pasi që ajo duhet të bëhet më shumë me fytyrë dhe mimika sesa me fjalë”. /GazetaExpress/




















