Protestuesit e opozitës në marshimin e tyre janë ndalur te shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Aty situata u tensionua, pasi protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të banesës, e cila u përfshi nga flakët, raporton gazeta Panorama.
Ndërkohë siç shihet edhe në këto pamje, brenda banesës ndodhej edhe një person, me shumë gjasa punonjës.
Momentalisht nuk dihet gjendja shëndetësore e personi që shihet në foto.









