E ardhmja e sulmuesit të Milanit, Santiago Giménez, mbetet e pasigurt pasi Sunderlandi është gati të bëjë një ofertë për të nënshkruar me sulmuesin meksikan, sipas “La Repubblica”.
Sunderlandi, duke e parë Giménez si profilin ideal për të përforcuar ndjeshëm sulmin e tyre, janë gati të ofrojnë 30 milionë euro, një shumë që përmbush kërkesat e drejtuesve të Milanit.
Oferta përshkruhet si “një shifër e vendosur mbi tryezë që i kënaq kërkesat e menaxhmentit,” duke i dhënë klubit mundësinë të rishpërndajë menjëherë investimet në zona prioritare si sulmi dhe mbrojtja.
Burime pranë klubit sugjerojnë se ekziston një “hapësirë për negociata,” por ka një kusht absolut dhe jo të negociueshëm: transferimi mund të kryhet vetëm me pëlqimin e plotë të lojtarit.
Këtu situata bëhet e ndërlikuar. Giménez, i cili erdhi te Milani me ambicien për të u rritur dhe konsoliduar veten në Serie A (pas një aventure te Feyenoordi), po merr kohën e tij.
Sulmuesi raportohet se po kupton se aventura e tij me fanellën “Rossoneri” “ka ardhur tashmë në fund,” por ende nuk ka dhënë miratimin, duke peshuar përfitimet dhe pasojat e një transferimi që do të kishte ndikim të rëndësishëm në karrierën e tij.
Sunderlandi ka komunikuar se janë të gatshëm të presin, por “jo pafundësisht,” dhe shpresojnë për një sinjal pozitiv nga lojtari në javët e ardhshme. Fjalën e fundit për këtë marrëveshje e ka ylli i mëparshëm i Feyenoordit./GazetaExpress/








