Pasditja e së dielës së 4 janarit 2026 i vendosi përballë Tottenhamin dhe Sunderlandin në xhiron e 20-të të Premierligës.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Tottenhamit në Londër, ndeshja u mbyll me barazim 1-1, i cili ishte i katërti me radhë për Sunderlandin – pjesë e së cilit është edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët edhe shënuan në minutën e 30-të me anë të Ben Davies, i cili startoi për herë të parë këtë sezon.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Sunderlandi ishte ekip më i mirë, duke pasur po ashtu rastet më të mira.
Në minutën e 80-të, “Macet e Zeza” të Regis Le Bris shënuan golin e barazimit me anë të Brian Brobbey.
Me këtë barazim, Sunderlandi shkon në kuotën e 30 pikëve, derisa Tottenhami shkon në 27 pikë./GazetaExpress/








