Sunderlandi ka marrë një fitore të madhe në derbin lokal ndaj Newcastle Unitedit.
Sunderlandi i Regis Le Bris fitoi 1-0 në ndeshjen ndaj rivalit lokal, me një autogol të shënuar nga mysafirët.
Në “Stadium of Light”, “Macet e Zeza” fituan me autogolin e Nick Woltemade, në minutën e 46-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Sunderlandi i Granit Xhakës ngritet në vendin e shtatë me 26 pikë të tubuara, teksa Newcastle mbetet në pozitën e 12-të, me 22 pikë.
Granit Xhaka luajti gjatë tërë ndeshjes, dhe u vlerësua me notën 7.3./GazetaExpress/








