Distria Krasniqi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit.
Kampionia olimpike fitoi ndaj xhudistes holandeze, Naomi Van Krevel për ta siguruar një vend në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 54 kilogramë.
Xhudistja kosovare triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në Golden Score me një waza-ari dhe duke e arritur çerekfinalen.
Në raundin e parë, Krasniqi kishte kaluar pa luftë, shkruan Gazeta Express.
Kujtojmë se Kosova në këtë Grand Slam është duke garuar vetëm me Distria Krasniqin. /Gazeta Express/








