Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera që i përkasin javës së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takim shumë interesant është ndërmjet Yllit dhe Bashkimit, shkruan Gazeta Express.
Therandasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje, katër fitore në katër ndeshje.
Xhiroja e pestë përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës.
Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dy humbje.








