Superliga e futbollit do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të.
Liga elitare do t’i sjellë sot dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.
Pa dyshim, ajo kryesore do të jetë mes Gjilanit dhe Dukagjinit, shkruan “Gazeta Express”.
Gjilanasit janë këndellur me trajnerin e ri, Debatik Curri dhe llogarisin në pikët e plota në shtëpi.
Kurse, trupa e Ismet Munishit po kalon nëpër një moment jo fort të favorshëm dhe ka nevojë për pikë për ta harruar serinë e zezë të rezultateve.
Ndërkohë, sot do të luhet edhe sfida mes Malishevës dhe Ballkanit.
Therandasit nuk guxojnë të gabojnë nëse duan ta mbajnë hapin me lideren, Prishtina, ndërsa Malisheva ndërkohë do të mundohet të dalë nga fusha me një rezultat të favorshëm.
Dy ndeshjet e sotme të Superligës do të nisin prej orës 13:00. /Gazeta Express








