Sipas raporteve të mediave britanike, përfshirë Daily Mail, shefja e stafit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Susie Wiles, ka ndaluar hyrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në pronën private të Trump në Mar-a-Lago, ku po zhvillohej një mbrëmje donatore e Partisë Republikane.
Raportohet se Vuçiq kishte planifikuar një takim me Trump në maj të vitit 2025, por ky takim nuk u realizua. Zyrtarisht, nga Beogradi u deklarua se presidenti serb ishte detyruar të anulonte vizitën për shkak të një episode hipertensioni, raporton Nova.
Sipas burimeve të Daily Mail, Susie Wiles ka vendosur personalisht të mos lejojë takimin. Raportohet gjithashtu se Vuçiq dyshohet të ketë provuar të hynte në Mar-a-Lago edhe me një identitet të rremë, por pa sukses.
Ky incident vjen ndërsa Susie Wiles njihet si një nga figurat kyçe të kampanjave të Trump, me një karrierë të gjatë politike në Shtetet e Bashkuara, ku ka mbajtur pozicione të rëndësishme dhe ka drejtuar fushata të shumta presidenciale dhe lokale.








