Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka treguar për “Gazeta Express” detaje financiare nga transferimi i qendërmbrojtësit, Ilir Krasniqi tek Polissya Zhytomyr.
Sipas Batatinës, transferimi total ka qenë 1.5 milion euro, dhe Llapi ka 20% të kartonit të lojtarit, që do të thotë se klubi kosovar përfiton rreth 300 mijë euro nga kjo lëvizje.
Ilir Krasniqi, 25-vjeç, ka nënshkruar për tri vjet e gjysmë me Polissya Zhytomyr dhe do të takohet sërish me shokun e Kombëtares, Lindon Emërllahu, në klubin ukrainas.
Ky transferim nuk është vetëm një hap i rëndësishëm në karrierën e Krasniqit, por edhe një fitore financiare për Llapin, që vazhdon të mbështesë dhe zhvillojë talentet e veta.








