Antari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar para medieve se çka u fol në takimin që kishin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell
Besnik Tahiri, përfaqësuesi i partisë së Haradinajt në takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borell, ka thënë se AAK-ja ka kërkuar që sa më shpejt të vendoset në agjendë liberalizimi i vizave.
“Në takim i bëmë publike qëndrimet tona. Treguam zotimin tonë për përmbushjen e MSA-së. Kërkuam që sa më shpejt të vendoset në agjendë liberalizimi i vizave”, ka thënë Tahiri, duke treguar edhe arsyen pse kryeministri në detyrë nuk mori pjesë në këtë takim.
“Kryeministri Haradinaj ka pasur një agjendë tjetër qe s’ka marrë pjesë, jam unë përfaqësues. Pse s'e ka vizituar Haradinajn në zyrë, duhet ta pyesni edhe zyrën e BE-së”.
Tahiri ka bërë të ditur se kreu i partisë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, që të përfshihet në negociatat e Kosovës me Serbinë.
“Përshëndesim përkushtimin e Merkel, Macron dhe Grenell. Kërkuam që Berlini të jetë shumë aktiv në dialog. Njohja reciproke është e vetmja zgjidhje”, ka thënë Tahiri, raporton Gazeta Express.








