Ka filluar në Presidencë takimi në mes të kreut të LV-së, Albin Kurti, dhe të parit të shtetit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.
Presidenti i vendit do të mbajë një takim konsultativ me të parin e LV-së, Albin Kurti, ku do të diskutohet për mandatarin.
Të dy këta nuk kishin arritur të dakordohen për tri herë me radhë për ditën dhe orën se kur do të takoheshin, në komunikimin që e kishin bërë përmes letrave.
Në këtë takim, ku flitet për mandatarin, Kurti siç edhe ka njoftuar përmes një video-mesazhi shkon pa një marrëveshje koalicionin me LDK-në. /Express/










