Në ditën e takimit Hashim Thaçi – Albin Kurti, prej orës 14:30 në Televizionin T7 mund të ndiqni edicionin special.
Fillimisht, në studio me gazetarin Dibran Istrefi do të ketë disa lidhje direkte nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku po mbahet takimi me kryesinë dhe grupin parlamentar.
Lidhje direkte do të ketë edhe nga Selia Qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila së fundmi ka dalë me ofertë të re për LDK-në, përmes një video mesazhi që e ka publikuar Albin Kurti.
Nga ora 15:00 do të përcillet nga afër takimi Hashim Thaçi – Albin Kurti që mbahet në presidencë.
Në studio do të ketë edhe analistë që do të komentojnë ngjarjet./Express/








