Në një kohë kur është paralizuar gjithçka, për shkak të koronavirusit, nga karantina futbollistët po shfaqin sfida të ndryshme teksa po nominojnë shokun apo shoqen që të veprojë ngjashëm.
Për t’u mos u përhapur më shumë virusi, e gjithë bota ka vendosur që të izolohet sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet dhe kështu, futbollistët nisën sfidën e zhonglimit me letra higjenike.
Tani, sulmuesi i talentuar i Chelseas dhe Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, e ka nisur një tjetër sfidë.
Broja tregon aftësitë e tij duke xhongluar portokallin derisa ka nominuar ish -futbollistin, Jamie Redknapp.
Broja, 18 vjeçar dhe që luan sulmues, bëri debutimin e tij me Chelsea dy javë më parë duke realizuar një ëndërr fëmijërore, derisa tjetra është që ta veshë për herë të parë për ekipin A të Kombëtares shqiptare. /Gazeta Express/








