Vajza e këngëtarit Blero Muharremi dhe e aktoret Teuta Krasniqi sot ka mbushur 10 vjet dhe Blero ka zgjedhur që për të te thotë fjalët më të bukura me rastin e ditëlindjes se saj
Tara ishte frut i një martese të Bleros dhe Teutës para 10 viteve, martesë e cila më vonë kishte përfunduar me shkurorëzim të çiftit.
E sot, Tara e feston ditëlindjen e saj dhe për këtë Blero ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar. Megjithatë, Blero tregon në këtë status se nuk ka mundur të jetë i pranishëm në ditëlindjen e vajzës së tij për shkak të pandemisë së coronavirusit.
“Drita e syve të mi. Ti sot i mbush 10 vjeç dhe i lutem Zotit që ti besh ? vite të lumtura me shëndet e gjithmonë e rrethume me dashni. Për një baba që është beku me një fëmijë si ti është shume e lehtë të shkruaj urime e përgëzime, sepse ti je një vajze e mbarë e me krejt të mirat që një prind i ëndërron për fëmijën e vet.
“Sot 10 vite ti linde dhe me ty lindi jeta për mua dhe gjithçka mori kuptim. Edhe pse s’mund të përqafoj dhe të të them sa të dua nga afër, rëndësi për mua ka vetëm shëndeti yt dhe mirëqenia jote! Do kemi kohë çpufja ime që të festojmë shumë e shumë ditëlindje bashkë, dhashtë Zoti. Ti je krenaria ime, drita e syve të mi. Babi të uron gjithçka të bukur nga zemra! ❤️????”, shkruan ndër të tjera Blero në urimin e tij që e ka postuar në Instagram. /GazetaExpress/








