Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit” në T7 ka dhënë mendimin e tij sa i përket listës së kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit.
Megjithatë, ai theksoi se një lojtar është dashur të ftohet në këtë listë.
“Kosova gjithmonë ka pasur potencial, edhe ka me pasë gjithmonë potencial. Futbollistët tanë po rriten nëpër ekipe e akademi cilësore. Lista e Kosovës gjithmonë ka pasur emra të mirë. Zhgënjimi i madh, t’u i pasë pritshmëritë e mëdha. Është e paimagjinueshme për mu, që Bersant Celina mos me qenë i ftuar. Ndoshta është dashur të ftohet në vend të Florian Haxhës, i cili me shumë gjasë nuk do të luajë shumë, shkaku i konkurrencës së madhe në pozitat e sulmuesve anësorë. Celina e Zeneli nuk po ftohen, shkaku i reagimeve ndaj FFK-së”, tha Dajaku.
Kosova do të luajë ndaj Zvicrës më 5 shtator, teksa ndaj Suedisë më 8 shtator, me ndeshjet që luhen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026./GazetaExpress/









