Në edicionin festiv të emisionit “Canapé”, Tayna ndau me Shpend Lipën dhe audiencën një aspekt të rëndësishëm të jetës dhe karrierës së saj.
Ajo tregoi se vetëm një vit më parë ka mësuar të thotë “Jo” dhe se kjo ka qenë një nga mësimet më të rëndësishme për të.
Këngëtarja foli edhe për ndryshimet që ka bërë në jetën e saj personale dhe profesionale gjatë këtij viti, duke e cilësuar këtë periudhë si një hap të rëndësishëm në rritjen e saj.
Përveç intervistës, Tayna solli edhe një performancë energjike live, duke kënduar pesë nga hitet e saj më të njohura.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën dhe performancat muzikore mund t'i gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.








