Spektakli është gati i garantuar të dielën, me ndeshjen e parë finale të Playoffit në konkurrencën e meshkujve në volejboll.
Në palestrën "Bill Klinton" do të zhvillohet ndeshja e parë mes Ferizajt dhe Pejës.
Të dy ekipet arritën në këtë fazë pas disa paraqitjeve spektakolare në gjysmëfinale, ku mposhtën Skenderbeun respektivisht Dritën.
Ferizaj mposhti 2-0 gjilanasit, ndërsa Peja u desh të luftonte më fort kundër Dritës, të cilën e mposhti 2-1 në ndeshjet gjysmëfinale.








