Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës, organizon garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2020”.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.
Gara, që do të mbahet për herë të katërt në Bjeshkën e Belegut në Deçan , do të zhvillohet ditën e diele, transmeton Gazeta Express.
Njoftimi i Komunës së Deçanit:
NJOFTIM
KOMUNA E DEÇANIT NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN SKITARE TË KOSOVËS, ORGANIZON GARËN E SKIJIMIT
“KUPA E GJERAVICËS 2020”
E Diele, 15.03.2020, Vendi:
Deçan – Bjeshka e Belegut
Këto gara mbahen për të gjitha kategoritë në Disiplinën e Sallomit të Madh për Junior dhe Senior.
Agjenda:
E diele 15.Mars .2020
Ora 08:00 – Takimi në oborrin e komunës dhe nisja për Bjeshkën e Belegut
Ora 10:00 - Arritja në bjeshkën e Belegut
Ora 10:20 – Hapja Solemne
Ora 11:00 – 14:00 – Garat Disiplinore
Ora 14:30 – Shpallja e fituesve
Kjo garë mbahet për herë të katërt në këto terene të bjeshkëve të Belegut
Ju mirëpresim!








