Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.
Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli. Nata finale ishte e tejmbushur me emocione. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e tapetit të kuq ku dhanë intervista ekskluzive për Top Albania Radio.
Por, derisa dy personat që përfliten më së shumti për këtë Big Brother janë vetëm Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Dhe si duket çdo banorë në shtëpinë e Big Brother, për të marrë vëmendjen e mediave nuk lënë pa përfolur ose Kiarën ose Luizin.
E fundit ishte Tea, e cila nuk la pa folur për Kiarën edhe në natën finale të spektaklit.
“E pashë Kiarën, nuk e kam takuar, nuk folëm. Nuk kam pasur asgjë me të, ajo ka gjëra me mua”, ka thënë ndër të tjera Tea Trifoni, e cila thuhet se do ta denoncojë në polici Kiarën për atë se ajo e ka kërcënuar para dy jave gjatë “prime” të gjysmëfinales së Big Brother. /GazetaExpress/








