Paige Spiranac është njëri nga emrat që janë simbiozë e një vajze seksi për momentin, me yllin e sportit të golfit që është kthyer në tituj të gazetave për çdo fjalë që ajo e poston në rrjetet sociale
Tani, tenisi e ka versionin e tyre të Spiranac dhe ajo quhet Rachel Stuhlmann.
Sipas asaj që shkruan New York Post në njërin nga postimet e saj për Stuhmann, ky zbulim nuk ishte i vështirë për t’u bërë pasi që ajo u paraqit me këtë veshje gjatë US Open.
“Influenciera ishte në shtëpi të saj në garën që njihet me emrin ‘Flushing’ – që është ngjarja e saj e preferuar – e ku të gjithë kthyen kokën në drejtim të saj pasi që ajo kishte veshur një veshje të kuqe në fushën e tenisit, të cilën e kishte shoqëruar me një minifund të kuq dhe një korset të hapur”, shkruan New York Post, transmeton GazetaExpress.
“30 vjeçarja luajti tenis në Universitetin e Misuri nga 2010/14 dhe arriti që të këtë një renditje të mirë si në lojën “tek” ashtu edhe në atë në “çift” para se të fillojë karrierën e saj në gazetari”.




Rachel Stuhlmann dëshiron të jetë Paige Spiranac e tenisit
Spiranac ka bërë shumë bujë pasi la sportin e golfit. Stuhlmann dëshiron ta bëjë këtë gjë në tenis.
“Paige e bëri këtë gjë pas la golfin dhe ajo është një vajzë nga e cila mund të merrni frymëzim, por nuk ka asgjë të tillë në tenis”, pranoi Stuhlmann.
“Por, kështu unë ndihem vetja, më pëlqen që të jem në vëmendje gjatë garave të ndryshme ku edhe unë udhëtoj. Qëllimi im kryesor është që t’i bëjë ndeshjet më të shikueshme dhe më atraktive”.
“Pra, çfarëdo që ndërlidhet me këtë unë do i them po një mundësie të gjerë që funksionon për lojën dhe krijon përmbajtje për këtë sport, njerëz i lumturon dhe tregon një tregim tjetër të lojë në një mënyrë pozitive”.
“Kjo është arsyeja që dëshiroj ta bëjë. Me pëlqen ajo çfarë ka bërë për golfin, kështu që unë do të përpiqem ta bëjë për tenisin. Ndjehem se jam e frymëzuar për një kohë tashmë nga Paige Spiranac”. /GazetaExpress/












