Pak kohë pas daljes nga karantina për shkak të Covid-19, shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka deklaruar se do të largohej nga Shqipria. Por me sa duket ai ka patur një surprizë për fansat e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Mekolli ka treguar se po përgatitet për rikthimin në ekran me sezonin e tretë të një prej programeve më të ndjekur, Hell’s Kitchen.
‘Djalli’ i kuzhinës ka treguar se së shpejti do të hapen audicionet për personat që adhurojnë kuzhinën.









